Virgil van Dijk dhe Vivianne Miedema kanë fituar çmimin e Lojtarit të Vitit të Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë për 2018-19 në Premier Ligë.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Van Dijk, 27 vjeq, mundi Raheem Sterling, Bernardo Silva, Sergio Aguero, Sadio Mane dhe Eden Hazard në votimin e lojtarëve.

Sulmuesja e Arsenalit, Miedema, 22, mundi Steph Houghton, Nikita Parris, Keira Walsh, Erin Cuthbert dhe Ji So-Yun.

Raheem Sterling fitoj çmimin e lojtarit më të mirë të ri, raporton Teleshkronja Post.

Klubi i Manchester City gjithashtu siguroi fitues për dy çmime të tjera.

Van Dijk ka sukses nga skuadra e Liverpoolit pas Mohamed Salah, i cili fitoi për 2017-18, dhe është mbrojtësi i parë që merr çmimin qysh nga ish lojtari i Chelsea, qendërmbrojtësi John Terry në vitin 2005. /TeleshkronjaPost/

Loading...