ndërtimi i stadiumit nacional të Kosovës

Zyrtarisht nisin punimet për ndërtimin e Stadiumit Nacional në Drenas

Pasi u bë publik muajin e kaluar projekti për fillimin e ndërtimit të stadiumit Nacional të Kosovës, tashmë kanë nisur punët për ngritjen e shtëpisë së re të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Kështu së paku ka bërë të ditur një zyrtar i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

Publike u bë nga Florim Kryeziu, i cili ka postuar disa fotografi dhe një video teksa shihet se kompania ndërtuese ka nisur punët fillestare.

Vendi ku stadiumi nacional do të ndërtohet është në magjistralen Prishtinë – Komoran dhe pritet të kushtojë afër 50 milionë euro gjersa do të ketë kapacitet prej 30 mijë ulësesh.

Foto nga fillimi i punimeve në Stadiumin Nacional tek Kroi i Mbretit.

Vendi gjigand, e cili pritet të jetë gati deri në vitin 2021, do të ndërtohet nga kornizat e betonit që do të mbështesë tasin e ndenjëseve dhe një kornizë çeliku të lehtë duke mbajtur fasadën strukturore të pëlhurave të stadiumit.

“Struktura e re urbane do të jetë një urë për njerëzit, duke i bashkuar ata me gëzimin e sportit”, ka thënë Murat Tabanlioglu, themelues i studios nga Stambolli, Tabanlioglu Architects.

Foto nga fillimi i punimeve në Stadiumin Nacional tek Kroi i Mbretit.

Ai do të ndërtohet së bashku me dy fusha të trajnimit, si dhe një grup ndërtesash që strehojnë objekte tregtare dhe argëtuese.

Ky stadium pritet t’i plotësoj të gjitha kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare për Kosovën ose klubet në garat e UEFA-s.

Loading...