ZYRTARE: UEFA konfirmon se të gjitha ndeshjet do fillojnë me 1 minutë heshtje

share

Sot pas tre muajsh rikthehet Liga e Kampionëve në ekranet televizive me super ndeshje sonte nga ora 21:00.

Si zakonisht futbolli solidarizohet me gjithqka që ka ndodhur ose ndodhë në botë, transmeton Teleshkronja Post.

Kështu sot UEFA ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e raundit të parë do të fillojnë me një minutë heshtje për futbollistin e vdekur Emiliano Sala.

Emiliano Sala dhe piloti i avionit janë rrëzuar me avion në det pranë brigjeve të Anglisë.

Para dy ditësh është konfirmuar se trupi i cili u gjend ishte trupi i pajetë i Sala, ndërsa ka pak shpresa për gjetjen e pilotit.

Ndeshjet e të raundit të Champions League sot janë Manchester United vs PSG dhe Roma vs Porto./TeleshkronjaPost/

Loading...