suspendohet Messi

Lionel Messi dhe Argjentina e dinin se një ndëshkim po vinte pas kartonit të kuq kundër Kilit në ndeshjen e tretë në Copa America, por nuk dihej se sa ndeshje do të suspendohej.

Tani është konfirmuar nga CONMEBOL se do të humbasë një ndeshje kualifikues të Kupës së Botës, raporton Teleshkronja Post.

Ai gjithashtu do të gjobitet 1.500 dollarë amerikanë për incidentin me Gary Medel që çoi të dy lojtarët jashtë duke i ndëshkuar me kartonë të kuq.

Duke pasur parasysh se ai ishte shumë kritik ndaj CONMEBOL më pas, u mendua se Messi mund të ndalohej për ndeshje të shumta, por edhe pse nuk u dënua tash, ka ende gjasa që të ndëshkohet.

Federata nuk ka bërë asnjë referencë ndaj komenteve të tij në këtë deklaratë dhe do të ketë një hetim të veçantë për atë që tha Nr.10, mund të shpjerë në dënime të mëtejshme.

Ky është momenti kur Messi ndëshkohet me karton të kuq në Copa America kundër Kilit për vendin e tretë.

Kualifikimet në Amerikën e Jugut për Kupën e Botës 2022 fillojnë në mars të vitit të ardhshëm, dhe Messi do të mungojë në ndeshjen e parë kualifikuese.

Aktualisht Leo Messi po i shijon pushimet me gruan dhe fëmijët e tij në një ishull privat, foto./TeleshkronjaPost/

Loading...