Gold-Ag-AAK

Tashmë është njoftuar zyrtarisht se Arian Agushi do jetë në AAK. Ish-deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka publikuar një fotografi në Facebook, me këngëtarin e njohur Gold Ag.

Kështu njoftoj Daut Haradinaj për aderimin e ri në AAK:

“Na priftë e mbara i nderuar Arian (Gold Ag)” , Haradinaj ka publikuar foton bashkë me reperin.

Kujtojmë se Gold Ag ka kohë që njihet si përkrahës i AAK’së dhe kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.

Ai madje ka marrë pjesë në disa protesta së bashku me qytetarët, kur Ramush Haradinaj ishte ndaluar në Francë./GazetaTeleshkronja/

Loading...