Zyrtare: Publikohet lista e lojtarëve nga Luis Enrique për Spanjën

Luis Enrique e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar në ekipin kombëtar të Spanjës për ndeshjet e marsit në kualifikimet për Kampionatin Evropuan 2020, kundër Maltës dhe Norvegjisë, me Iscon që ka mbetur janë dhe me tetë fytyra të reja në skuadër.

Bernat, Sergi Gomez, Fabian, Parejo, Jesus Navas, Muniain, Canales dhe Jaime Mata kanë mahnitur këtë sezon dhe trajneri spanjoll ka vendosur t’u japë rast të gjithë atyre, transmeton Gazeta Express.

Spanja do të përballët në fazën finale të Ligës së Kombeve, prandaj Enrique ka vendosur të bëjë ndryshime para se të përballët me Anglinë, Holandën, Portugalinë dhe Zvicrën.

Është interesant fakti se lojtarë si Dani Ceballos dhe Marco Asensio, të cilët nuk kanë luajtur shumë për Real Madridin këtë sezon, janë thirrur në Kombëtare.

Listë e plotë e Spanjës.

Portierë: De Gea, Kepa, Pau López

Mbrojtes: Jesús Navas, Sergi Roberto, Sergio Ramos, Mario Hermoso, Íñigo Martínez, Gayá and Jordi Alba, Bernat

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Ceballos, Fabían Ruiz, Parejo.

Sulmues: Asensio, Rodrigo, Morata, Muniain dhe Jaime Mata.

Loading...