Klubi i Paris Saing-Germain luajti në finale të Kupës së Francës ndaj Rennes me 27 prill, muajin e kaluar.

Këtë ndeshje finale klubi parizien e humbi pas minutave shtesë dhe ekzekutimit të penaltive.

Asgjë nuk shkoj sipas planit për klubin e Tomas Tuchel, edhe pasi fillmisht kishin kaluar në epërsi ndaj Rennes 0-2 në 15 minutat e para të takimit.

Por gjithqka filloj ta marrë kahje tjetër kur mbrojtësi i PSG, Kimpembe shënoj autogol në fund të pjesës së parë, shkruan Teleshkronja Post.

Në pjesën e dytë ishte poashtu një ndeshje mjaftë e tensionuar, ku pas 66 minutash lojë Rennes barazon rezultatin në 2-2, kështu ndeshja shkoj në vazhdime ekstra.

Në vazhdime edhe Kylian Mbappe 2 minuta para fundit të ndeshjes u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Ndeshja përfundoj me barazim kështu u desh të ekzekutohen penaltitë:

Lojtarët që goditën penaltitë (Foto: flashscore.com)

Ndeshjen e fitoj Rennes pas rezultatit përfundimtarë pas penaltive 6-5, kështu Rennes fitoj trofeun e Kupës së Francës.

Diqka interesante ia vlenë të përmendet edhe rreth lojtarit francez Ben Arfa, i cili ishte lojtarë i PSG por nuk iu dha shansi dhe më pas u transferua tek Rennes, klub me të cilin fitoj këtë trofe.

Arfa pas ndeshjes pati deklaruar se PSG janë mësuar të humbasin apo të eleminohen, duke shprehur nervozizmin e tij me ish-klubin.

Por pas ndeshjes duke iu dorëzuar medaljet e vendit të dytë lojtarëve të Parisit, gjatë ngjitjes në tribuna Neymar reagoj keq ndaj një tifozi duke e goditur pastaj.

E për këtë gjest, Federata franceze e futbollit zyrtarisht e ka dënuar Neymar me tre ndeshje mos-lojë.

Paris SG këtë sezon ka mbetur me vetëm një trofe, atë të Ligue 1, pasi është eleminuar edhe nga Liga e Kampionëve./TeleshkronjaPost/

Loading...