Mirel Josa - FC Prishtina

Drejtuesit e FC Prishtinës ka njoftuar zyrtarisht se i ka dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin Mirel Josa. Në faqen zyrtare të klubit, ‘bardhë e kaltërit’ e kanë falënderuar trajnerin shqiptar për punën 2 vjeçare.

“FC Prishtina dhe kryetrajneri Mirel Josa, me marrëveshje, kanë shkëputur kontratën.

Josa, ishte vendosur kryetrajner i klubit në muajin shtator të vitit 2017 duke debutuar kundër Gjilanit në javën e 6-të në Gjilan (0:0).

Josa, ka udhëhequr skuadrën në 79 ndeshje zyrtare, duke fituar 46 prej tyre, 21 barazime dhe 12 humbje. Ka fituar Kupën e Kosovës më 2017/18 dhe dy herë nënkampion i Kosovës duke mos fituar titullin në dy vite rresht në ndeshjen e fundit.

Mireli, do të kujtohet për punën profesionale, si me futbollistë, medie dhe opinionin publik. Mireli do të kujtohet për kulturën e lartë sportive.

FC Prishtina, Mirel Josës, i uron sukses në vazhdim të karrierës” thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Loading...