Gelson Martins lojtarë i Monacos

Monako ka përfunduar nënshkrimin e përhershëm me Atletico Madridin për lojtarin Gelson Martins pas një marrëveshje huazimi gjashtëmujore.

Është konfirmuar edhe zyrtarisht se portugezi Gelson Martins ka lënë Atletico Madridin për të kaluar te Monaco.

Talenti 24 vjeçari që ishte në huazim tek klubi nga Principata , nuk arriti të gjejë vetëm te Atletico Madridi në fillimet e tij.

Pas këtij huazimi ai është shitur zyrtarisht te klubi i Principatës. Shuma që do të paguhet është 20 milionë euro.

Atletico Madrid e pagoi te Sporting Lisbona të njejtën shumë edhe pse fillimisht kishte thënë që e morën lojtar të lirë.

Kjo pasi lojtari kishte shkëputur kontratën me klubin portugez shkaku i shumë parregullsive në klub.

Këmbëshpejti ka nënshkruar një kontrate për pesë vitet e ardhshme, pra deri më 30 qershor 2024./teleshkronjasport/

Loading...