Zyrtare: Manchester United e largon një nga lojtarët kryesorë

share

Marouane Fellaini i ka dhënë lamtumirën Manchester Unitedit.

Pas pesë viteve e gjysmë në “Old Trafford”, Marouane Fellaini, është larguar nga Manchester Unitedi.

Këtë e ka konfirmuar klubi anglez përmes një njoftimi në sajtin zyrtar, duke treguar se 31-vjeçari është transferuar në Kinë.

“Fellaini largohet nga Man United, ai ka kompletuar transferimin te Shandong Luneng Taishan FC në Kinë. I dëshirojmë më të mirat”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e klubit anglez.

Ai ishte i rëndësishëm me jose Mourinhon, por gjithça ndryshoi me ardhjen e Ole Gunnar Solskjær dhe u detyrua të kërkojë skuadër të re.

Belgu erdhi në Old Trafford nga Evertoni në gusht të vitit 2013 dhe bëri 177 paraqitje në të gjitha garat me “Djajtë e Kuq”.

Ai shënoi 22 gola dhe ndihmoi Unitedin të fitojë katër trofe – FA Cup, FA Community Shield, League Cup dhe UEFA Europa League.

Loading...