From-left-Vardy-Shinji-Okazaki-Musa-and-Christian-Fuchs-look-dejected-after-the-final-whistle

Shinji Okazaki është transferuar zyrtarisht tek Malaga me sulmuesin japonez duke nënshkruar një marrëveshje një vjeçare.

33-vjeçari është nënshkrimi i parë i verës për skuadrën andaluziane, i cili arriti të rrëmbejë lojtarin në një transfer të lirë.

Pasi të ketë kaluar provat mjekësore, bëhet lojtari i parë japonez që ka nënshkruar ndonjëherë për Malagan, shkruan Teleshkronja Post.

Okazaki, i cili më parë ka luajtur për Stuttgart dhe Mainz 05, ishte pjesë e skuadrës së Leicester City e cila fitoi një titull mahnitës të Premier League në 2016.

Përveç kësaj, ai ka arritur të paraqitet në tre Kupa Botërore dhe ka shënuar 50 gola në 119 ndeshje që nga debutimi i tij në 2008 me ekipin kombëtar të Japonisë.

Padyshim një lojtarë me përvojë, që do e ndihmojë mjaftë shumë klubin spanjoll, Malaga./TeleshkronjaPost/

Loading...