Liverpool FC ka përfunduar nënshkrimin me portierin Adrian në një transferim falas.

Portieri 32-vjeçar ka nënshkruar një marrëveshje me Reds pas largimit të Simon Mignolet në një kalim të përhershëm në Club Brugge më herët sot.

“Ndihem vërtet i lumtur; me të vërtetë i lumtur që jam këtu dhe për të punuar në këtë klub të shkëlqyeshëm dhe filloj të bëj gjërat e mia në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, “tha ai për Liverpoolfc.com.

“Jam shumë ambicioz, vij këtu për të provuar të fitoj gjithçka, të përpiqem ta shtyj Alisson që në minutën e parë dhe të na bëjë më të mirë.”

“Natyrisht që dua të fitoj tituj. Unë vij këtu për të luftuar për të gjitha garat. Kemi shumë gara përpara – ne do të luftojmë për të dhe do të përpiqemi t’i fitojmë ato.”

“Mezi pres të luaj ndeshjen time të parë në Anfield dhe të fitoj sa më shumë ndeshje që mundemi.”

Adrian arrin pasi aventures magjike gjashtë vjeçare me West Ham United i erdhi fundi në përfundim të sezonit të kaluar, transmeton Teleshkronja Post.

Spanjolli u bashkua me West Ham nga Real Betis në korrik 2013 dhe vazhdoi të bëjë 150 paraqitje për klubin./teleshkronjapost.info/

Loading...