Fituesi i Ballon Dor - Topi i Arte 2018 nga france football

Ka përfunduar spekulimi, gazeta sportive France Football ka shpallur fituesin e Topit të Artë 2018, apo lojtarin më të mirë në botë.

Pas votimeve të Kapitenëve të klubeve dhe kombëtareve, gazetarëve sportiv u shpall zyrtarisht fitues, lojtari i Real Madridit, Luka Modriç si më i miri në botë në vitin 2018.

Modriç është i pari në listë me 753 pikë, ndjekur nga Cristiano Ronaldo që zë vendin e dytë me 470 pikë, raporton Teleshkronja Post.

I treti në listë është Griezmann me 414 pikë, Mbappe me 347 pikë dhe Lionel Messi në vendin e pestë me 280 pikë.

Kroati Luka Modriç ndalë dominimin e Ronaldos dhe Messit pas më shumë se 10 vitesh, ai ka fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe ka arritur në finalen e Russia 2018 me Kroacinë.

Luka Modric kurorëzon kështu vitin më të suksesshëm në karrierën e tij teksa ka fituar çdo çmim individual duke filluar nga:

  1. Lojtari më i mirë nga UEFA
  2. Lojtari më i mirë i Botërorit 2018
  3. Lojtari më i mirë nga FIFA
  4. Topi i Artë 2018./Teleshkronja Post/

Loading...