Ivan Perisic Bayern Munich

Ivan Perisic iu është bashkuar me kampionët e Bundesligës, Bayern Muninch nga skuadra e Serie A Inter Milan.

Anësori shënoi në finalen e Kupës së Botës 2018 pasi skuadra e tij Kroate humbi ndaj Francës, transmeton Teleshkronja Post.

Pas përfundimit të marrëveshjes, Perisic tha në faqen e internetit të klubit bavarez: ‘Jam shumë i lumtur që kthehem në Gjermani. FC Bayern është një nga klubet më të mëdha në Evropë.’

“Ne duam të shkojmë dhe fitojmë të gjithë trofetë, jo vetëm në Bundesliga dhe Kupën e DFB, por edhe në Ligën e Kampionëve”.

Kroati i bashkohet në huazim Bayern Munich deri në fund të sezonit për 5 milion euro, ndërsa Bayern Munich ka të drejtën e blerjes edhe për 20 milion të tjera./TeleshkronjaPost/

Loading...