Zyrtare: Iker Casillas përfundon karrierën si futbollist

U paralajmërua qysh para pak ditësh se më nuk do të mund të luaj futboll nga vet mjeku, i cili e bëri operacion portierin spanjoll.

37 vjeqari do të tërhiqet zyrtarisht nga futbolli. Iker Casillas pësoi një sulm në zemër disa ditë më parë dhe mjekët i kanë ndaluar atij të luajë futboll.

Kështu Porto tashmë duket e dorëzuar që Casillas të riktheheht në fushën e lojës teksa presidenti i skuadrës portugeze Jorge Nuno Pinto da Costa ka nisur ofensivën për të gjetur portier të ri.

“Ne kemi një problem shtesë me Casillas, i cili kishte rinovuar dhe tashmë nuk do mundet të luajë . Tani ne mendojmë për portierin e ri tha ai për revistën portugeze “O Jogo”.

Casillas u largua nga spitali pas 6 ditësh duke pranuar se nuk e di se çfarë do të bëhet të ardhmen e tyre, por se ishte e rëndësishme që të ketë kapërcyer problemin e tij mjekësor.

“Ndihem shumë më mirë, ajo që më duhet është një pushim për disa javë ose disa muaj, tha Casillas pas daljes nga spitali.

510 ndeshje me Real Madridin që nga viti 1999 deri më 2015, 116 ndeshje me klubin e Portos nga 2015 deri sot, dhe 167 ndeshje me kombëtaren spanjolle.

Spanjolli ka fituar mbi 20 trofe madhorë si Ligë të Kampionëve, Kupë të Botës, Evropian dhe Ligën Spanjolle.
/TeleshkronjaPost/

Loading...