Përfundon gjithçka, Edin Dzeko do të qëndrojë te Roma.

Sulmuesi boshnjak nuk do të largohet nga Roma. Ai ka rinovuar kontratën me klubin italian deri më 2022.

33-vjeçari u shpreh i lumtur që do të vazhdojë ta veshë fanellën e Romës, i cili gjatë gjithë verës u lidh me një transferim të mundshëm te Interi.

“Në javët e fundit e kam kuptuar se sa shumë klubi dëshiron që unë të qëndroj. Roma është shtëpia ime. Jam shumë i lumtur që do të qëndroj për një kohë më të gjatë”, tha Dzeko.

Sulmuesi i Bosnja & Hercegovina iu bashkua Romës në vitin 2015.

Për katër sezone, ai ka shënuar 87 gola në 179 paraqitje – dhe është golashënuesi i shtatë me i mirë në histori të klubit. /Gazeta Express/

Loading...