ZYRTARE: Eden Hazard lojtarë i Real Madridit, zbulohet data e prezantimit në Bernabeu

Ka përfunduar telenovela Hazard-Real Madrid, pasi sonte në mbrëmje (7 qershor), para pak minutash edhe zyrtarisht u njoftua se belgu ka nënshkruar me klubin e Realit.

Përmes një komunikate zyrtare në uebsajtin e vet klubi nga kryeqyteti spanjoll ka zyrtarizuar blerjen e re.

Ja se qfarë shkruan në komunikatën e publikuar, transmeton Teleshkronja Post:

Real Madridi C. F. dhe Chelsea FC kanë rënë dakord për një marrëveshje për lojtarin Eden Hazard.
 
Lojtari do të bashkohet me klubin për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2024.
 
Eden Hazard do të prezantohet si një lojtar i Real Madridit të enjten më 13 qershor në estadio Santiago Bernabéu, pasi ka kaluar një mjek me klubin.

Belgu 28 vjeqarë bëhet lojtari i tretë këtë sezon që ka nënshkruar me Real Madridin pas Luka Jovic dhe Eder Militao./TeleshkronjaPost/

Loading...
Loading...