Mbrojtësi i ri i Juventusit, Matthijs de Ligt insiston se ai do të “punojë shumë për të pasur sukses në Itali”, por “asgjë nuk është e lehtë”.

Qendërmbrojtësi të ri iu dha çmimi ‘Lojtari holandez i vitit’ pasi udhëhoqi Ajaxin deri në gjysmëfinalen e Champions League sezonin e kaluar, pavarësisht se ishte vetëm 19 vjeç në atë kohë.

“Jam krenar që kam fituar çmimin për shfaqjet e mia si një 19-vjeçar, edhe pse tani jam 20 vjeç,” i tha ai De Telegraaf.

“Unë i di historinë e Cruyff, Koeman, Van Basten dhe Gullit, por për fat të keq kurrë nuk i pashë ata të luanin live.”

“Unë e shoh më të veçantë ta pasoj Jan Vertonghen. Si Nr 4, ai ishte shembulli im në Ajax dhe unë ende bisedoj shpesh me të.”

“Mund të duket negative, por në Itali, krahasuar me Hollandën, ne mendojmë më shumë individualisht.”

“Për secilin lojtar, ato që u duhen dhe si mund të bëhen edhe më të mirë, identifikohen. Një program i personalizuar është hartuar për ju.

“Unë jam në një vend të ri dhe e di se asgjë nuk është e lehtë. Ky trofe dëshmon për gjeneratën e re të futbollit holandez.”

“Koeman, Van Persie, Robben dhe Van Gaal janë gjenerata e vjetër dhe shpresoj t’i jap futbollit atë që i dhanë.”

“Do të punoj shumë për të arritur sukses në Itali.”

Loading...