ZYRTARE: Arbër Zeneli transferohet në Francë

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli karrierën e tij do ta vazhdojë në Ligue 1 te skuadra e Stade de Reims, ka konfirmuar sot Heerenveen.

Klubi holandez bën të ditur se 23 vjeçari do të udhëtojë sot për në Francë për të negociuar me Reimsin për kontratën e tij, dhe ai do të prezantohet te Reimsi pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare.

Komunikata e plotë nga Heerenveen :

“Arbër Zeneli mund të vazhdojë karrierën tij në Ligue 1. Sulmuesi 23 vjeçar është lejuar që të udhëtojë të premten për në Francë për të negociuar kontratën e tij me Stade de Reims. Kur klubi dhe lojtari arrijnë marrëveshje atëherë Zeneli do të largohet nga Friesland”, thuhet në konfirmimin e Heerenveenit.

Loading...