Zidane paralajmëron ndryshime të mëdha verës

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka deklaruar se do të sjellë disa lojtarë të ri gjatë verës. Ai u kthye në klub pas nëntë muajsh dhe e nisi me fitore ndaj Celta Vigos aventurën e re te Los Blancos.

“Do të ketë ndryshime këtë vit, por tani për tani nuk mund të them më shumë. Unë kam një ekip me 23-25 lojtarë dhe shpresojmë se pas çdo loje nuk do të flas kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet”.

“Gjatë verës do ta analizojmë situatën dhe do të marrë një vendim”, ka deklaruar Zidane.

Mediat kishin spekuluar se Isco dhe Marcelo do të largohen nga klubi këtë verë, por ata ende do të jenë në gjendje të qëndrojnë në Santiago Bernabeu pas kthimit të francezit.

Po ashtu, ka pasur spekulime se Gareth Bale do të largohet nga klubi, por Zidane ka lavdëruar lojën e tij dhe pritet të shihet se çfarë do të ndodhë gjatë verës.

Largimi i uellsianit mund të ndodhë për grumbullimin e fondeve për transferimin e Eden Hazard nga Chelsea.

Loading...