Zidane: Jemi gati për fillimin e La Ligës

Zinedine Zidane është duke menduar vetëm për lojtarët që ai ka aktualisht në Real Madrid përpara sezonit të ri të LaLiga Santander, megjithë para-sezonit të tyre të dobët.

Los Blancos humbi përsëri të dielën, megjithëse në penallti, kundër Romës në ndeshjen e tyre të fundit para se të rifillonte sezoni normal.

“Ne kemi skuadrën që kemi,” tha ai më pas.

“Por gjithçka mund të ndodhë në tre javët e fundit të tregut të transferimeve.”

“Ne duam të kemi një sezon të shkëlqyeshëm, ata duhet të jenë të gatshëm për të luajtur të shtunën, asgjë tjetër.”

Gareth Bale bëri përshtypje në Romë, por e ardhmja e tij dhe James Rodriguez mbetet në dyshim.

“James dhe Bale janë anëtarë të skuadrës,” tha Zidane.

“Ata të dy janë të regjistruar, por gjithçka mund të ndodhë. Unë i mbështes ata 100 përqind”.

Zidane zgjodhi një sistem tjetër në Itali dhe ai po këmbëngul se ideja e tij nuk ishte me pesë mbrojtës, por tre.

“Ne nuk kemi pesë mbrojtës,” shpjegoi ai.

“Ishim me tre mbrojtës dhe me dy krahë shumë lart të vendosur.”

“Ditën tjetër kaloi shumë mirë. Ne do t’i ndryshojmë gjërat sepse kemi shumë lojtarë që mund të luajnë në mënyra të ndryshme.”

Ai u pyet edhe rreth Pogbas dhe Neymar, por insistoj se ata janë lojtarë të ekipeve tjera dhe nuk ka se çfarë të flasë./TeleshkronjaPost/

Loading...
Loading...