Zbulohet data e fillimit të ndërtimit dhe kapaciteti i Stadiumit Nacional

Kujtim Gashi, ministri i sportit ishte mysafir në emisionin “Frontal,” ku diskutoj për një mori temash, në veqanti Stadiumin Nacional në Drenas.

Ministri i Sportit, Kujtim Gashi e ka dhënë një lajm të mirë për Stadiumin Nacional, i cili do të ndërtohet në Drenas.

Stadiumi pritët të jetë arenë e madhe e futbollit në vend, e cila do t’i përmbajë rreth 30 mijë ulëse, sipas standardeve të UEFA-së dhe FIFA-së.

Sipas Gashit, pas pak ditësh do të zgjidhet kompania e cila do ta fitojë të drejtën për ndërtimin e këtij stadiumi gjigant.

“Më 28 janar të këtij viti përfundon faza e parakualifikimit për 6 kompani që janë në garë për projektin ideor, për ta fituar ofertën. Bëhet fjalë për kompani me renome ndërkombëtare, që kanë sjell projekte mjaft të mira. Ka prej tyre nga Gjermania, Hungaria etj. Pastaj do ta kemi të qartë për ta hartuar projektin se sa kohë na nevojitet. Afati për hartim të projektit do të jetë 3 deri në 6 muaj, pra sa më i shkurtër, në mënyrë që ne në qershor ose korrik ta hedhim gurëthemelin e stadiumit, i cili do të jetë me 30 mijë ulëse, me standarde të larta evropiane”, ka thënë ministri Gashi, përcjell Gazeta Expres.

“Jam shumë optimist se do ta hedhim gurëthemelin gjatë verës. Secila kompani që e fiton projektin, ka pak rëndësi. Me rëndësi është që ta sjell projektin sa më shpejtë. Vendi ku do të ndërtohet Stadiumi Nacional është zonë industriale, ku pritet të ndërtohet një stadium me objekte përcjellëse, stadium ndihmës, hotele ku mund të akomodohen ekipet, por edhe mysafirë të ndryshëm, por edhe ndonjë fabrikë përreth. Pra, një kompleks i madh”, shpjegoi ministri i Sportit.

Loading...