Ferat Shala është kandidati i 31’të në listën e Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, transmeton Teleshkronja Post.

Tash e 31 vite, Shala ka bërë rrugëtimin e tij në ndërtim të shtetit të Kosovës bashkë me kreun e kësaj partie, Kadri Veselin

Gjatë takimeve me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore, Veseli i ka thënë Shalës se numri i tij në listën e PDK’së ka një domethënie të veçantë.

“Ferat e paske numrin 31, por ne qe 31 vjet njihemi”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq Shala ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku ka treguar edhe vetë se tash e 31 vite të njohjes së tij me Veselin kanë ndarë bashkë vuajtje e momente të vështira, por edhe suksese e fitore.

“31 vjet njohje, miqësi e veprimtari të përbashkët me Kadri Veselin. 31 vjet bashkë kemi ndarë vuajtje dhe momente të vështira, por edhe suksese e fitore. 31 vjet rrugëtuam bashkë – nga ilegalja në luftë – nga lufta në ndërtim të shtetit tonë. 31 vjet ideale të përbashkëta me Kadri Veselin! Bashkë, ndërtojmë të ardhmen për Ty dhe Shtetin!”, ka shkruar Shala në Facebook.

Loading...