Raphaël Varane ka dhënë një paralajmërim për Thibaut Courtois, sa i përket pozitës së startuesit në portën e ‘Los Blancos’.

Varane beson se shoku i tij i skuadrës tek kombëtarja, Areola, mund të sfidojë Courtois për pozitën e startuesit, tek Real Madrid.

Pasi u largua nga PSG në drejtim të Real Madrid, Areola ka hasur në vështirësi për të fituar minutat e duhura në ‘Bernabeu’, megjithatë, Varane është optimist për të ardhmen e tij.

“Ne kemi pasur mundësi që të diskutojmë pak, sigurisht. Ai është i lumtur që erdhi në Madrid” ka thënë Varane për Areola, transmeton lajmi.net.

“Ai do të jetë shumë mirë. Çdo gjë mund të ndodh në futboll dhe ne do të shohim nëse ai do të jetë i gatshëm që të luajë rregullisht në Madrid.”

“I njoh kualitetet e tij. Ai ka disa karta për të luajtur dhe shpresoj se ai do të ketë sezon të mirë. Ai është gati. Ka vetëbesim dhe aftësi, ne do ta ndihmojmë” ishin fjalët e qendër mbrojtësit.

Raphaël Varane aktualisht është i angazhuar me skuadrën kombëtare të Francës, për kualifikimet e Euro 2020.

Loading...