Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane ka shkruar emrin me shkronjat e arta në historinë e Ligës Premier.

Liverpooli ka fituar dje (e shtunë) në ‘Anfield Road’ ndaj Newcastle me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Premier Ligës.

Golat në këtë fitore të vlefshme të Reds u shënuan nga Sadio Mane (28′, 40′) dhe Mohamed Salah (72′).

Për senegalezin, Mane kjo nuk ishte vetëm një fitore e rëndomtë, por vlen shumë më shumë.

Mane tashmë është bërë pjesë e historisë së Ligës Premier, duke u bërë lojtari i parë që arrin shifrën e 50 ndeshjeve si vendas pa humbje.

Në këto 50 ndeshje, Mane ka 41 fitore dhe nëntë barazime.

Loading...