Ylli i Liverpool, Jordan Henderson është deklaruar pas fitores së Anglisë 5-3 ndaj Kosovës në kualifikimet për Euro 2020.

Mesfushori anglez ka thënë se ata zhvilluan një lojë të mirë, por pranuan shumë gola, derisa ka lavdëruar edhe lojtarët ‘Dardanë’.

“Ishim mjaftë të mirë me topin dhe shënuam disa gola, por në repartin e mbrojtjes më mirë”, ka thënë Henderson.

“I pësuam disa gola naiv dhe që ishim më të hapur në mbrojtje, por më e rëndësishmja ishte se morëm tri pikë”.

“Ata kanë lojtarët të mirë që mund të shënojnë shumë gola, ata treguan se mund të shënojnë gola dhe që mund të arrijnë shumë”, ka shtuar më tej kapiteni i Liverpoolit.

Pas kësaj humbje që është e para për Kosovën, kalojmë në pozitën e tretë me tetë pikë, ndërsa Anglia ka 12 pikë.

Loading...