Xhudisti Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistët kosovarë vazhdojnë të kenë sukses, në arenën ndërkombëtare ata nuk kanë të ndalur.

Një i tillë ka ardhur edhe sot (e shtunë) nga Grand Prixi që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Është xhudisti Akil Gjakova, i cili ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti pejan arriti të mposht me lehtësi me ippon në finale rusin Georgii Elbakiev.

Vlen të theksohet se kjo është medalja e tretë e xhudistëve kosovarë nga ky Grand Prix.

Kjo pasi dje (të premten) Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova u stoliset të dyja me medalje të argjendta, transmeton Teleshkronja Post.

Loading...