Wayne Rooney e ka bërë atë përsëri. 33-vjeçari shënoi gol nga penaltia për DC, një penallti të minutës së fundit të shtunën në mbrëmje.

Herë pas here, ish sulmuesi i Manchester United ka siguruar spektakël për tifozët në Major League Soccer.

Dhe kjo goditje vend kundër Toronto FC në fundjavë ishte një tjetër nga ato momente vendimtare.

Disa sekonda pas konvertimit, mijëra tifozë në stadiumin Audi Field kremtuan barazimin duke hedhur birrën në ajër.

33-vjeçari ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshjet e fundit, por ky gol mund të jetë një nga më të rëndësishmit e tij, ndërsa DC vazhdon të sfidojë për kurorën e MLS.

Rooney ka shënuar 10 herë këtë sezon dhe vazhdon të jetë një lojtarë tepër i rëndësishëm në ekipin e Ben Olsen.

Loading...