Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nëse KFOR-i nuk e kryen punën e vet, ka kush ta bëjë këtë në vend të tyre.

Ai i ka porositur serbët që nuk duhet të brengosen nëse vjen deri te ndonjë trazirë.

Vuçiq u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse ka frikë për trazira të reja në Kosovë sikurse ato të marsit 2004 dhe nëse i beson KFOR-it deri në fund.

“Ne kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in, por pas aksioneve të fundit të Prishtinës dhe arrestimit të Marko Gjuriqit dhe hyrjes në Gazivodë ky besim është më i vogël. Por ne mbajmë komunikime me ta dhe mund prapë t’i rregullojmë marrëdhëniet me ta. Besojmë se ata do të duhet t’i mbrojnë dhe ruajnë serbët”, ka thënë Vuçiq.

Loading...