Vritet një kafshë në Ferizaj, specie e rrallë

Një person në fshatin Varosh të Ferizajt me 30 dhjetor të vitit të kaluar kishte vrarë me armë të gjuetisë një rrëqebull (kafshë e mbrojtur) dhe e kishte postuar në rrjetin social facebook.

Policia ka identifikuar këtë foto, dhe me urdhër të prokurorit i kanë konfiskuar të dyshuarit armën si dhe lejen që kishte për të.

Ndërsa, rasti i referohet hetimeve për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Rrezikun që një veprim i tillë të dënohet e kishte konfirmuar në një rast tjetër edhe drejtori i Drejtoratit Qendror të Inspeksionit për Pylltari dhe Gjueti, Besim Zogu.

Ai sqaron se një kafshë e tillë ka rëndësi edhe në aspektin historik për Kosovën.

Zogu tregon se një kohë është menduar madje se kjo kafshë është zhdukur krejtësisht nga Kosova.

Në gjithë Ballkanin, thoshte ai, ekzistojnë vetëm 35 rrëqebuj, ndërsa vetëm 5 janë në Kosovë.

Loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.