Takmi mes Liverpoolit dhe Sevillës e humbi karakterin e miqësores nga një ndërhyrje tejet e rrezikshme, e ashpër dhe e pashpjegueshme e Joris Gnagnon në të riun The Reds, Yasser Larouci.

Spanjollët e Sevillas e mundën 2:1 Liverpool në ndeshjen miqësore të së dielës mbrëma në SHBA, por ajo u prish nga ndërhyrja e ashpër e Joris Gnagnon ndaj Yasser Larouci një çerek lojë para fundit.

Gnagnon e goditi nga mbrapa Laroucin direkt e në kyqin e këmbës së djathtë, një pjesë e ndeshje e këmbës që mund të thyhet lehtë, por për fat shpëtoj më lehtë duke marrë parasyshë goditjen e fortë.

18-vjeçari u bart me barelë jashtë fushës pas horrorit që e përjetoi, ndërsa Gnagnon u përjashtua direkt me karton të kuq.

Kjo ka ngjallur reagime të ashpra nga lojtarët dhe tifozët e Liverpoolit, të cilët e kanë dënuar veprimin e lojtarit të Sevillës duke e quajtur mungesë respekti veçanërisht në një ndeshje të këtij karakteri.

RAPORTI I NDESHJES: Pas Dortmund, Liverpool vuajnë një tjetër humbje nga Sevilla

Loading...