Vetëvendosja kundër privatizimit të Telekomit

Sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike dhe Postare, Fatban Bunjaku, u takuan me kryetarin e Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, dhe anëtarët e Kryesisë, Shpëtim Zharku dhe Naim Haliti.

Sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike dhe Postare, Fatban Bunjaku, u takuan me kryetarin e Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, dhe anëtarët e Kryesisë, Shpëtim Zharku dhe Naim Haliti.

Në takim sipas njoftimit për media u bisedua rreth vendimit të qeverisë për nisjen e procesit të privatizimit, moszbatimin prej 6 muajsh të rezolutës së Kuvendit dhe situatës së punëtorëve.

“Qeveria nuk ka pasur as interesimin dhe as vullnetin për ta zgjidhur krizën e sajuar brenda Telekomit. Kontrata abuzive me Z-mobile, keqmenaxhimi dhe shfrytëzimi brutal i kapaciteteve të ndërmarrjes për interesa krejtësisht private duhen zgjidhur nga institucionet e Kosovës. Për këtë nuk duhet të ketë kompromis. Përfshirja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vlerësimin e gjendjes së ndërmarrjes me kusht nisjen e procesit të privatizimit për Telekomin është i papranueshëm. Problemeve të menaxhimit qeveria po i qaset a thua se ato janë fakt i dhënë, i pandryshueshëm. Mbipunësimet partiake në Telekom nuk i shkaktuan punëtorët profesionistë por segmente të partive të pushtetit. Bordet drejtuese cilësisht të dobëta, pa integritet u emëruan e votuan nga të njëjtët. Vijimin e kontratës abuzive me Z-mobile po e paraqesin si fatalitet ndërkohë që kanë përgjegjësitë dhe instrumentet për ta ndalur”, thuhet në kumtesë.

Tutje thuhet se sindikalistët njoftuan VV-në se nga viti 2008, Telekomi i ka paguar qeverisë 530 milionëve euro dividendë.

“Investime strategjike nuk bëhen, lidhen kontrata abuzive, paguhen shpenzime marramendëse, punësohen persona me lista, kurse, në funksionin e auditit të brendshëm vendosen familjarë të pushtetarëve. Prokurorisë i janë kallëzuar dhjetëra kontrata abuzive, por nuk ka përgjigje nga ana e tyre. Drejtori i parafundit i Telekomit e gjeti këtë ndërmarrje me rëndësi ekonomike e strategjike me 48 milionë euro në thesar, dhe e la me 200-300 mijë euro dhe me borxhe të panumërta që paraqiten me procedura përmbarimi”, thekson VV-ja. /kp

Loading...