rezervat e "Trepçës"

Vetëm rezervat e “Trepçës” vlejnë 14 miliardë euro

share

Miniera “Trepça” merret me nxjerrjen dhe shitjen e papërpunuar të xeheve të plumbit, zinkut dhe argjendit, madje rezervat e “Trepçës” vlejnë gjashtë herë më shumë se bugjeti aktual i Kosovës (2.3 miliard).

Në bazë të informacioneve të verifikuara, rezervat e “Trepçës” kanë mbi 2.1 milionë ton rezerva të plumbit, vlera e të cilave është miliardë 5.5 miliardë euro në bazë të çmimit të sotëm që mund të verifikohet në London Metal Exchange (LME).

Minierat dhe rezervat e “Trepçës” vlerësohet të kenë edhe afro 2 milionë ton rezerva të zinkut, të cilat kushtojnë rreth 6 miliardë euro në çmimet aktuale në LME.

Këto miniera kanë edhe rreth 2 milionë kilogramë argjend, vlera e të cilave shkon në mbi 1.1 miliardë euro. Kjo nuk është e tëra, transmeton gazeta Fjala, transmeton Teleshkronja Post.

Gjatë shfrytëzimit të plumb – zinkut – argjendit në Përroin e Ngjyrosur (Artana – Novo Brdo), ishin zbuluar rreth 3 milionë ton hollojzit të shkallës së lartë Al2SiO5 (OH)4.

Sipas Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, ky është vetëm një nga vendburimet e njohura të shfrytëzueshme të kësaj argjile me vlerë shumë të madhe (140-450 dollarë toni).

Katër vendburimet e tjera janë në Zelandën e Re, Turqi, Kinë dhe Utah (SHBA). Prodhimi botëror i sotëm është vlerësuar në 150.000 tonë/vit. Vlera e këtij minerali në Kosovë, përkatësisht në fushëveprimtarinë e Trepçës llogaritet të jetë rreth 1 miliard euro.

Në bazë të te gjithë këtyre llogaritjeve del se vlera nominale e xeheve me të cilat merret “Trepça” në bazë të pasurive nëntokësore të verifikuara është 13.6 miliardë euro.

Por ende nuk janë bërë hulumtime të tërë territorit, kur ka indikacione të qarta se edhe shumë pasuri ekzistojnë. Vlera e pasurive nëntokësore që janë fushëveprimtari e Trepçës llogaritet të shkojnë në 25 miliardë euro. Përpunimi i tyre mund të rriste vlerën në së paku 50 miliardë euro.

Vlen të theksohet se sot ka kaluari drafti i ri i statutit të Trepçës në qeveri./TeleshkronjaPost/

Loading...