‘Vetëm Messi ose Cristiano mund ta zëvendësojnë Hazard te Chelsea’

Ish-futbollisti i Chelsea dhe Anglisë beson se “Blutë e Londrës” do ta kenë të vështirë të gjejnë zëvendësues, nëse Hazard kompleton transferimin në Real Madrid për 100 milionë funte.

Sipas Wayne Bridge Chelsea nuk është në gjendje të zëvendësojë Eden Hazardin, duke thënë se vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të kenë ndikimin si të belgut për “Blutë e Londrës”.

Eden ka kohë që lidhet me një largim nga “Stamford Bridge”. Raportohet se 28-vjeçari mund të transferohet këtë verë te Real Madridi.

Sipas burimeve të Goal, negociatat mes Chelsea e Real Madrid janë shumë të avancuara dhe belgu mund të shitet për 100 milionë funte.

“Nëse Chelsea e humb Hazardin, nuk e di se si do ta zëvendësojnë atë”, tha Bridge për Goal.

Eden Hazard

“Nuk e di se kë mund ta blejnë sepse Hazard është një ndër më të mirët në botë. Mund të them se vetëm Messi ose Ronaldo mund ta zëvendësojnë atë. Mendoj se nëse e humbasin, s’mund ta zëvendësojnë”.

Hazard është pjesë e Chelsea që nga viti 2012.

Ai ka bërë deri më tani 348 paraqitje për “Blutë e Londrës” dhe ka shënuar 108 gola.

Loading...