leo messi barcelona

Klubi katalunas e ka nisur sezonin mjaftë dobët në La Liga, ku pas 3 ndeshjeve ka 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, ku në të gjitha 3 ndeshjet ka munguar ylli Leo Messi.

Mungesa e Messit padyshim që është njëra nga arsyet madhore pse Valverde me ekip nuk e ka nisur mirë sezonin 2019-20 në La Liga, shkruan teleshkronja.

Sipas gjitha gjasave Messi nuk do jetë i gatshëm të paktën edh 8-10 ditë, prandaj ai do të mungojë të shtunën mbrëma kundër Valencias. Ai është në dyshim edhe për ndeshjen në Champions League, kundër Borussia Dortmund të martën mbrëma.

Messin e ka tradhtuar lëndimi. 10-shi i Barcelonës u lëndua në ditën e parë pas pushimeve vjetore në fillim të gushtit, dhe që nga atëherë, edhe pse u mendua se është lëndim i lehtë – ai vazhdon të jetë jashtë fushave.

Gazeta katalunase ‘Sport’ ka intervistuar Leo Messin dhe argjentinasi e konfirmoi se nuk ka pritur që ky lëndim ta mbajë kaq gjatë jashtë fushave të gjelbërta.

“Stafi mjekësor më kanë thënë se lëndimi në sóleo (pulpën e këmbës) është i komplikuar dhe di të befasoj”, u shpreh Messi.

“Lëndimi ishte i thjeshtë, por kur mendova se isha mirë, më hapi telashe pak më shumë. Kundër Valencias nuk do të arrijë. Kundër Dortmund dhe Granada do të shohim”, shtoi Messi për ‘Sport’.

Messi u patë dëmtuar me datën 5 gusht, kur Barcelona filloj turneun parasezonal dhe më nuk është riaftësuar që atëherë.

Përveq Leo Messit, Barqa po përballet edhe me lëndimet tjera si Luis Suarez e Ousmann Dembele./GazetaTeleshkronja/

Loading...