Kosova ka rrëmbyer të shtunën tri pikë të arta në “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 2-1 Çekinë. Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda shënuan për “Dardanët”.

Në mungesë të lojtarëve si; Milot Rashica, Arbër Zeneli, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala, shumë ishin skeptik se “Dardanët” mund ta ndalen në shtëpi.

Por, djelmoshat e Kosovës edhe njëherë treguan se nuk varen nga individët dhe se arritja drejt sukseseve, është loja ekipore, dhe kështu së bashku për 90 minuta ia dolën të marrin fitore të madhe në rrugën drejt Euro 2020, duke e mposhtur 2-1 Çekinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Golin e parë dhe të barazimit e realizoi sulmuesi në top formë i Fenerbahces, Vedat Muriqi.

Derisa për 2-1, shënoi Mërgim Vojvoda në pjesën e dytë, saktësisht nëminutën e 67′.

Sido që të jetë, për më shumë se 20 minuta, Kosova u desh të djersitej shumë për të ruajtur rezultatin, derisa kohë pas kohe edhe kishin raste për të ‘vrarë’ ndeshjen.

Në minutën e 82-të ishte momenti më i vështirë për “Dardanëtr” që për pak sekonda shtangu edhe tifozët në stadium, si dhe mijëra të tjerë para ekraneve.

Portieri, Aro Muric, bëri një dalje të gabuar dhe Michael Krmencik e goditi saktë topin në drejtim të portës së Kosovës, por aty ishte lojtari që bëri super paraqitje, Fidan Aliti dhe arriti ta largojë nga vija fatale, duke shpëtuar një gol të sigurt.

Pas katër ndeshjeve në Grupin A, Kosova renditet e dyta, pas Anglisë.

“Dardanët” kanë grumbulluar deri më tani tetë pikë, një më pak se lideri dhe kundërshtari i së martës, “Tre Luanët”.

Loading...