Boksieri ukrainas Vasyl Lomachenko bëri një paraqitje fantastike për ta mposhtur britanikun Luke Campellin, duke i mbrojtur titujt WBA dhe WBO, si dhe duke e shtuar edhe titullin WBC në kategorinë e lehtë të boksit profesionist.

Ukrainasi 31-vjeçarit, i cili vlerësohet si njëri prej boksierëve më të mirë të botës, megjithatë iu dush të djersitej fort për ta arritur këtë fitore drithëruese.

Momenti i nokautit nga Lomachenko në raundin e 11’të :

Campbell, po ashtu 31 vjeç, po synonte të bëhej kampion i botës për herë të parë, por u rrëzua në rundin e 11-të nga klasi i ukrainasit, i cili doli të ishte vendimtar në këtë meç.

Vlerësimi përfundimtarë i jurisë doli se Lomachenko fitoi me pikë, 119-108, 119-108, 118-108, në O2 Arena në Londër të shtunën, transmeton Teleshkronja Post.

Campbell, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike më 2012, e pësoi humbjen e tretë në 23 meçet e tij profesionale, por meriton respekt të madh për paraqitjen e tij, sepse pasi u rrëzua u ngrit në këmbë dhe luftoi deri në tingullin e fundit të kambanës.

Momentet kryesore të meçit Vasyl Lomachenko vs Luke Campell:

Loading...