Varane nuk i mohon spekulimet se do të largohet nga Real Madridi

share

E ardhmja e Varane në Madrid është në ajër. “L’Equipe” bëri të ditur të martën se qendërmbrojtësi francez mendon largimin nga Real Madrid në fund të sezonit.

Në një intervistë dhënë për “Le Parisien” vetë futbollisti nuk e ka pranuar, por as nuk e ka mohuar një mundësi largimi nga Los Blancos.

“Nuk dua të flas për të ardhmen time, nuk më pëlqen”, deklaroi Varane.

Ylli i mbrojtjes së “Los Blancos” dhe kombëtares franceze, sipas raportimeve, mësohet të jetë zhgënjyer nga fakti që klubi i Real Madrid nuk i rezervoi asnjë nderim pasi u kthye si fitues i Kupës së Botës, sikurse kanë bërë Barcelona dhe Atletico Madrid për futbollistët e tyre francezë.

Manchester United, PSG dhe Liverpool mbeten ekipet më të interesuara për francezin./Teleshkronja Post/

Loading...