Tyson Fury vs Otto Wallin

Gipsy King apo siç njiher me emrin real të tij, Tyson Fury do të kthehet në ring për të vazhduar rrugëtimin e tij dhe qëndrimin në formë drejt meçit të radhës për titullin e botës në WBC, kundër Deontay Wilder.

Ish-kampioni i peshave të rënda në kategoritë WBA, IBF dhe WBO në fundjavë do të ndeshet me suedezin e pamposhtur Otto Wallin.

Çka duhet të dini rreth meçit Tyson Furry vs Otto Wallin:

Kus zhvillohet ky meç – duel ? Përballja zhvillohet në T-Mobile Arena në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kur është data e meçit? ‘Gipsy King’ rikthehet në ring të shtunën, më 14 shtator 2019.

Në orën sa fillon përballja? Pritet që Fury të hyjë në ring rreth orës 5:00 të mëngjesit të të dielës (15 shtator) me kohën tonë.

Cilat janë parashikimet për fituesin e duelit? Tyson Fury konsiderohet favorit për të fituar me nokaut teknik, transmeton Teleshkronja Post.

Statistikat e dy boksierëve :

Intervistat e boksierëve para meçit:

Boksieri anglez Tyson Fury: Otto Wallin është një boksier i nivelit të lartë botëror dhe është i gjatë, gjë që e duam kur e kemi parasysh se dueli me Deontay Wilder është shumë pranë… Do të jem i fokusuar që ta kryej punën, sepse rimeçi duhet të ndodhë”.

Suedezi Otto Wallin: “Kam bërë shumë sakrifica që të arrij në këtë pikë dhe jam shumë i gëzuar që po ia vlen. E di se nuk jam favorit në këtë meç, por jam i gatshëm për mundësinë dhe do ta rrëmbej me të dy duart. Kushdo mund të mposhtet, sidomos në kategorinë e peshave të rënda”.

Cilat janë duelet tjera të asaj mbrëmjeje ?

  • Emanuel Navarrete vs Juan Miguel Elorde – titulli WBO, pesha super shumë të lehta
  • Jose Pedraza vs Jose Zepeda – kategoria e peshave të lehta
  • Isaac Lowe vs Ruben Garcia Hernandez – kategoria e peshave shumë të lehta
  • Felix Valera vs Vyascheslav Shabranskyy – kategoria e peshave të lehta
  • Carlos Cuadras vs Jose Maria Cardenas – kategoria e peshave super të kehta
  • Gabriel Flores Jr vs Miguel Angel Perez Aispuro – kategoria e peshave të lehta
  • Isidro Ochoa vs Iskander Kharsan – kategoria e peshave super shumë të lehta
  • Guido Vianello vs Cassius Anderson – kategoria e peshave të rënda
  • Abram Martinez vs Kevin Johnson – kategoria e peshave të rënda

Linqet për ta ndjekur Livestream online meçin Fury – Wallin do mund ti gjeni në uebsajtin tonë në kategorinë e sportit –www.teleshkronjapost.info/sport/.

Loading...