Tayna dhe Dafina shumë ‘provokative’ në këngen e re ‘Bye Bye’

Dy nga artistet më të famshme shqiptare, Tayna dhe Dafina Zeqiri kanë publikuar projektin e ri muzikor.

“Bye bye” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale, ku vjen i realizuar në dy pjesë.

Në këtë klip artistet shfaqen tejet në formë, teksa vijnë në skena mjaft provokuese.

Tekstin e ka shkruar vet Tayna, kurse për melodinë janë përkujdesur të dy artistet, transmeton Teleshkronja Post.

Muzikën në pjesë të parë e ka bërë Cricket ndërkohë që për të dytën është përkujdesur Jacob Lethal.Projekti i tërë është prodhim i Friends Entertainment dhe besohet që do i pëlqejë publikut.

VIDEO: Show nga Keylor Navas vs Tottenham

Sot nga ora 18:00 u luajt gjysmëfinalja e parë e Audi Cup 2019, turne miqësor për përgatitje para sezonale, mes Real Madridit dhe Tottenhamit.

Edhe pse Real Madrid u dorëzua në një humbje 1-0 kundër Tottenham në gjysmëfinale të Audi Cup, një varg i pritjeve nga Keylor Navas mbajti rezultatin e respektueshëm.

Shikoni paraqitjen e mrekullueshme me pritje të shkëlqyera të Keylor Navas ndaj Tottenham Hotspur :

Mozzik ft. Unikkatil – Shqiptar (VIDEO)

Është publikuar kënga e shumë pritur, Mozzik ft Unikkatil e titulluar “Shqiptar.”

Dy nga reperët më të dashur shqiptarë kanë publikuar këngën, e cila ishte paralajmëruar prej muajsh jo zyrtarisht, shkruan Teleshkronja Post.

Dëgjo këngën e re nga Mozzik dhe Unikkatil :

Talenti Rodrygo përfundon ndeshjen me gol spektakolar nga gjuajta e lirë (VIDEO)

Real Madridi mund të ketë humbur 3-1 kundër Bayern Munich në Houston, por kishte një moment për tifozët e skuadrës spanjolle për të shijuar kur Rodrygo Goes shfaqi magjinë e tij në 5 minutat e fundit të ndeshjes..

Goli i tij i ngushëllimit ishte i mirëpritur, dhe jo vetëm sepse ishte spektakolar.

Ai i dha Real Madridit diçka pozitive me vete klubit të tij kur shënoj gol nga gjuajtja e lirë, shkruan Teleshkronja Post.

Goli gjithashtu i tregoj tifozëve madrilen se braziliani 18-vjeçar është i shkëlqyer në gjuajtjet e lira, përveç aftësive të tij të driblimit dhe përfundimit.

Ata me të vërtetë u kënaqën golin e tij, sepse në televizionin brazilian goli i tij ishte storja kryesore e ditës.

Raul do jetë gëzuar gjithashtu, pasi vendi i Rodrygos në afat të shkurtër është me Kastiljen për shkak të mungesës së vendit në ekipin e parë.

Shijoni golin e jashtëzakonshëm nga Goes :

Në këtë ndeshje shkëlqeu edhe i riu Japonez, Takefusa Kubo, me disa kombinime të shkëlqyera me bashkëlojtarët./TeleshkronjaPost/

Berberi dhe mamaja frikësojnë djaloshin kinse ia preu veshin

Në një video që ishte bërë virale në internet, shihet se si një nënë kishte bërë marrëveshje me berberin që ta frikësojnë një djalosh.

Djaloshi shkon për t’i prerë flokët tek berberi, dhe nuk e di se do bie në grackën e tij dhe të nënës së tij.

Për më tepër shikoni videon se si reagon djaloshi i ri në moshë :

PINT me Ledrin publikojnë këngën “Menemadhe”

Tri prej reperëve më të shquar të skenës muzikore shqiptare, kanë publikuar projektin e ri.

Ledri Vula, Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të paralajmëruar tash e sa kohë.

Projekti është punuar në studion e PINT dhe bëhet fjalë për një prej këngëve më të mira të këtij viti.

Videoklipi është punuar nga top regjisori, Alban Selimaj.

Ky projekt është pjesë e albumit, United States of Albania që do të publikohet shumë shpejt nga PINT.

Kënga e fundit e MC Kreshës ishte hiti me Fifin, “Psikopatja jote”.

Ndërsa së fundmi pjesë e labelit PINT është bërë edhe reperi Lluni.

Cili është politikani më i mençur shqiptarë sipas Agim Bahtirit ?

Sonte i ftuar në Oxygen Show me Besim Dinën ishte kryetari i Mitrovicës së Jugut.

Si njeri karizmatik Bahtiri nuk heziton asnjëherë të japë komente për çështje të ndryshme, shkruan Teleshkronja Post.

Por në pyetjen e Besim Dinës se cili është politikani më i mençur shqiptarë sipas Agim Bahtirit?, Agimi hezitoj të përgjigjej.

Promo e emisionit :