Ekipi nga kryeqyteti spanjoll ka marrë pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur 3-0 Athletic Bilbaon, i cilësuar si derbi i javës në La Liga.

Pas barazimit befasues 1-1 në udhëtim me Leganes, Real Madridi i Zinedine Zidane është kthyer te triumfi.

‘Los Blancos’ triumfuan 3-0 në “Santiago Bernabeu” me het-trik të sulmuesit, Karim Benzema. Ai realizoi në minutat 47′, 76′ dhe 90′.

Francezi po tregon formë të lartë në ndeshjet e fundit, por këto paraqitje të mira nuk i shërbejnë më për asgjë skuadrës së Zidanes, që ka mbetur jashtë çdo gare për titull që në muajin mars.

Zizu thotë se synimi i tyre është vendi i dytë, por vështirë të arrihet, pasi Atletico Madridi e mban atë me katër pikë më shumë, 5 ndeshje para fundit të edicionit në Spanjë./TeleshkronjaPost/

Golat e Benzemas:

Loading...