Derbi i së dielës në “Seria A” mes Milanit dhe Interit do të thyejë çdo rekord në Itali përsa I përket fitimeve në një ndeshje. “Djalli”, që është edhe klubi organizator, do fitoj 5.7 mln euro nga biletat e shitura.

Do të jetë një “San Siro” sold-out, që me 5 shkurt rregjistroi shitjen më të madhe të biletave në një ditë, 10.655 bileta.

Nga ky moment në shitje janë dhe afërsisht 1000 bileta, të gjithë në sektorin e miqve, transmeton Teleshkronja Post.

Sipas të dhënave që nxjerrin mediat italiane, në stadium të dielën do të jenë 4 mijë të huaj dhe mbi 590 ‘Milan Cbub’ të shpërndarë nëpër botë. Tifozët më të largët do të vojnë nga Bahrein.

Derbi do të ketë një shikueshmëri të jashtëzakonshme edhe në televizone. Do të ndiqet ‘live’ në 200 vende të botës, ndërkohë që tribuna e medias prej kohësh është ‘sold-out’.

Janë akredituar gjithsej 600 persona, 260 prej të cilëve gazetarë, 60 fotografë dhe afërsisht 300 punonjës të prodhimit televiziv.

Ndeshja zhvillohet të dielen mbrëma (17mars) nga ora 20:30 në San Siro./TeleshkronjaPost/

Loading...