_Toverlani-Zhegrova

Përfaëësuesja e Kosovës ka regjistruar fitore të jashtëzakonshme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e kanë mposhtur Republikën e Çekisë me rezultat të ngushtë 2:1, raporton Zëri.info.

Në mes të tjerash, trajneri kosovar Afrim Tovërlani ka folur për paraqitjen e Edon Zhegrovës dje.

Ai e ka kritikuar futbollistin e Baselit, për të cilin ka disa kritika.

“Edon Zhegrova nuk po e kryen si duhet punën. Ne të gjithë po e duam Edonin por ai duhet të nis ta dojë vetveten më shumë, duhet të ulet në tokë dhe ta shoh ku është”, tha Tovërlani në “2 me 1”.

“Ka shumë ndeshje që ai nuk po mund ta dëshmojë vetvetën. Nuk mund ne vazdimisht te themi se është i ri. Sigurisht që është i ri pasi i ka vetëm 20 vjet, por 20 vjet është edhe Mbappe por ai po e vendos ndeshjen në kampionatin botëror” ka thënë Afrim Tovërlani.

Ekip më kualitativ është Kosova apo Çekia? Përgjigjet Albert Bunjaki./GazetaTeleshkronjaPost/

Loading...