Ish-lojtari i Arsenalit Serge Gnabry shkëlqeu ndaj Tottenham duke i shkatërruar të martën në mbrëmje, pasi iu shënoj katër gola të mrekullueshëm për të ndihmuar Bayern Munich në një fitore të madhe 7-2.

Son-Heung min e kishte kaluar Tottenham përpara në minutën e 12-të pasi humbi dy shanset më parë por Bayern u përgjigj në mënyrë emfatike vetëm disa momente më vonë, me Joshua Kimmich që gjuajti një goditje spektakolare nga jashtë zonës.

Robert Lewandowski pastaj e ktheu lojën pas golit me kokë me një përpjekje të shkëlqyeshme në kthesë, duke lënë pa asnjë shans Hugo Lloris, shkruan Teleshkronja Post.

Dhe në pjesën e dytë, Gnabry vodhi titujt e mediave pas dy golave brenda një tre-minutëshi, duke gjuajtur portën nga skaji i kutisë për të tretin e Bayernit para se të rrëmbejë të dytin e tij vetëm çaste më vonë me një fund.

Harry Kane shënoj edhe një gol ngushëllimi për ekipin e Mauricio Pochettino nga pika e penalltisë në minutën e 61-të pasi Danny Rose u rrëzua në zonë.

Por Gnabry më pas mori lojën e tij, duke shënuar golin e tij të hat-trickut me shtatë minuta kohë normale të mbetur para se të shtonte edhe golin e katërt, pak pasi Lewandowski e shënoj golin e gjashtë./Gazeta TeleshkronjaPost/

Golat dhe rastet e takimit: Tottenham Hotspur 2-7 Bayern Munich.

Loading...