Titulli luhet në ‘Anfield’ për Liverpoolin që pret Chelsean, formacionet zyrtare / Foto

Sot në stadiumin ‘Anfield’, luhet titulli i Premierligës pasi Liverpool luan ndoshta ndeshjen më të rëndësishme në këtë sezon.

Skuadra e Jurgen Kloppit do të kërkojë ta harrojë rrëshqitjen famëkeqe të kapitenit të atëhershëm, Steven Gerrard, që praktikisht ia humbi titullin Liverpoolit më 2014, dhe ta tejkalojë pengesën e kaltër këtë herë.

Të kuqtë, që tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm edhe matematikisht, kanë grumbulluar 82 pikë, një më pak se Man City që po fiton 0-1 ndaj Crystal Palace.

Pesë javë para përfundimit të kampionatit, një fitore ndaj Chelseat do të nënkuptonte shumë për Liverpoolin që do të rrëmbente kreun nëse fiton City, dhe presioni do të binte mbi kampionin në fuqi për të fituar ndeshjen e mbetura.

Ndërkohë, Xherdan Shaqiri, kosovari që e përfaqëson Zvicrën, është sërish në stol dhe me gjasë nuk do të aktivizohet fare as ketë herë, siç nuk është aktivizuar në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.

Loading...