Sot në mëngjes presidenti Thaçi pati takim me kryeministrin e Kosovës, dhe më pas Hashim Thaçi është nisur për në Shtetet e Bashkuara.

Në postimin e tij në Facebook, presidenti ka shkruar se do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

“Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Vetëm një orë më parë, kryeministri Haradinaj u takua me Thaçin, e ku u bë e ditur se janë konsultuar për agjendën shtetërore.

Kujtojmë se kryeministri Haradinaj nuk do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, pas vendosjes së taksës për produktet serbe e boshnjake.

Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e…

Posted by Hashim Thaçi on Monday, February 4, 2019

Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA.RH

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, February 3, 2019

Loading...