Thaçi dekoron Lladrovcin me medalje kampioni (VIDEO)

Sot pasdite klubi nga Drenasi, KF Feronikeli është shpallur kampion i Superligës së Kosovës për edicionin 2018/2019.

Djelmoshat e Zekirija Ramadanit arritën që në stadiumin e tyre “Rexhep Rexhepi” ta mposhtë FC Prishtinën në ndeshjen e fundit dhe ta fitojë titullin e tretë në histori.

Në ndeshjen që u zhvillua në Drenas, Feronikeli fitoi me golin e vetëm të shënuar nga Yll Hoxha në pjesën e dytë, në minutën e 73’.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve kishte një ndryshim të vogël. Vitin e kaluar medaljen dhe trofeun e kishte ndarë kryeministri i vendit, këtë edicion e bëri Hashim Thaçi, president i vendit.

Ai nuk e la pa e dekoruar edhe mikun e tij, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci me një medalje, natyrisht me kërkesë të këtij të fundit.

Ceremonia e ndares së medaljeve në “Rexhep Rexhepi.”

Kryetari aktual i Drenasit, Lladrovci qëndroi afër klubit që nga fillimi i edicionit dhe deri në arritjen e suksesit historik.

Lladrovci ishte ndër më meritorët për investimet e shumta të biznesmenit Naser Ramaj në klubet e sportit në Komunën e Drenasit.

Foto me trofeun e Super Ligës së Kosovës.
Loading...