Tahiri tregon kush e çoi Adem Jasharin për t’u ushtruar në Shqipëri

Gjatë rrëfimit të tij publicisti Ramush Tahiri foli edhe për rolin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në vitet e ’90-ta.

Ai thotë se në Shqipëri në fillim kanë shkuar dy grupe, Adem Jashari, Sali Çeku.

“Ata i kanë dërguar këshilli i partive politike, e që mund të thuhet se i ka dërguar LDK-ja ose Haviz Gagica nga Gjermania, ose dikush tjetër, por jo LPK-ja”.

“Ka pasur anëtarë të LPK-së që kanë kaluar në LDK. Tendenca atëherë ka qenë që e gjithë LPK-ja të del në legalitet”, u shpreh ai.

Tahiri në Rubikon të KTV’së ka thënë se në atë kohë nuk ka pasur tendenca që të mbahen fshehtësi, pavarësisht se cilave parti u takonim.

Ai tha se nuk ishte LDK-ja, trupat nga Prishtina, të cilët e dërguan për të ushtruar Adem Jasharin.

Madje, Tahiri tha se kishte tendencë nga LDK-ja që të dallohen nga të tjerët, të paraqiten më ekskluzivë, por, thotë ai, kjo s’ka qenë e nevojshme.

“Nëse mendohet se LDK-ja në Kosovë e ka dërguar Adem Jasharin në Shqipëri, jo, sepse listat do të dalin, nuk kanë dalë ende. Në Ferizaj i ka bërë Ahmet Hoxha, është dëshmor, hero i popullit, është vrarë në burgun e Dubravës. Është njohur personalisht me Adem Jasharin, e ka bartur madje disa herë nga Tetova në Kosovë nëpër mal, bile në disa raste jam edhe vet dëshmitar, por në këtë kohë ne këto i kemi ditur dhe nëse flas tash, nuk flas nga pikëpamja e LPK-së, LDK-së apo e Demokristianëve. Unë jam ndjerë keq në dy tri raste kur kanë ardhur nga Kosova, nga kryesia e LDK-së, dhe kanë filluar të tërhiqen vetë, ‘hajde ne të LDK-së po shkojmë po hamë darkë e bisedojmë vet’”.

Loading...
Loading...