Prince-Boateng zbulon lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur. Nuk është Messi

Erdhi me shumë komente e polemika në afatin kalimtarë të janarit, duke e menduar si zëvendësues së Suarez apo Dembele kohë pas kohe.

Bëhet fjalë për anësorin e ri të Barcelonës, Kevin-Prince Boateng, i cili e ka pohuar se Zlatan Ibrahimovic është lojtari më i mirë me të cilin e ka luajtur në karrierë.

Të dy sulmuesit kanë luajtur në AC Milan në mes të 2010 dhe 2012 dhe Ganezi zgjodhi Suedezin si futbollistin më të mirë që ai ka luajtur, shkruan Teleshkronja Post.

Kjo ka ngjallë debate se pse Lionel Messi nuk ishte zgjedhja e tij e parë, 32-vjeçari e emëroi përvojën e tij duke luajtur si magjistar argjentinas si një ëndërr, edhe pse dy lojtarët kanë paraqitur vetëm një herë në të njëjtin formacion që kur Boateng erdhi nga Sassuolo në janar.

McGregor e fton Ibrahimovicin dhe Pogban për stërvitje

Irlandezi Conor McGregor e ka ftuar super yllin e Los Angeles Galaxy, Zlatan Ibrahimovicin, për t’u stërvitur së bashku.

Në një intervistë në vitin 2017, sulmuesi suedez, i cili e ka një shirit të zi në Taekwondo, nuk e mohoi mundësinë e fillimit të karrierës në MMA.

“Kam nevojë për gjashtë muaj dhe do të isha gati. Gjashtë muaj stërvitje dhe unë mund t’i fillojë garat në artet e përziera marciale”, kishte thënë Zlatan në atë kohë.

Atëherë, Ibrahimovici e kishte parashikuar edhe fituesin e meçit mes McGregorit dhe Floyd Mayweatherit, duke thënë se irlandezi do të fitonte, gjë që nuk ndodhi. Sipas suedezit, McGregor është “Ibrahimovici i botës së arteve marciale”.

Së fundi, McGregor e ka zhvilluar një intervistë me faqen zyrtare të FIFA-s, ku ka diskutuar për futboll. McGregori iu ka përgjigjur komenteve të Zlatanit duke thënë se suedezi është duke tentuar të bëhet McGregori i futbollit.

“Unë e respektoj Zlatanin dhe mendësinë e tij pozitive, por le ta qartësojmë një gjë: Ka vetëm një Conor McGregor!”, deklaroi irlandezi.

“Zlatani po tenton të bëhet Conor McGregori i futbollit, fat të mbarë për të. Zlatani dhe Paul Pogba janë të mirëseardhur të ushtrojnë me mua kurdo që të dëshirojnë.”

‘Ujku’ Ibrahimovic i jep fitoren skuadrës së LA Galaxy / Video

Ka nisur sot sezoni i ri i Kampionatit Amerikan të Futbollit (MLS) dhe që në javën e parë ka shkëlqyer sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic.

37-vjeçari ka realizuar golin e fitores në suksesin 2-1 që skuadra e tij e LA Galaxy arriti ndaj Chicago Fire, ndeshje e luajtur në Los Anxhelos, transmeton Teleshkronja Post.

Një gol “normal” ky i Zlatan, por që ka rëndësi, pasi u shënua 10 minuta nga fundi i ndeshjes .

Në fillim ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh, në minutën e 49-të (shënoi Sapong). Por shpejt vjen rikuperimi i Galaxy, që barazon shifrat me Steres në minutën e 68-të.

Më pas, në minutën e 80-të vjen goli me kokë i Ibrahimovic, që përfiton nga një “rebound”, pasi fillimisht topi goditi traversën e portës kundërshtare e më pas Zlatan e dërgoi atë në rrjetë.

Kështu, suedezi tregoi se edhe këtë sezon do të vijojë të befasojë me paraqitjet e tij, ku synon titullin kampion.

Gennaro Gattuso flet për Ibrahimovic

Milani nuk arriti të fitojë në Romë ndaj Lazios, pasi në momentet e fundit Joaquin Correa e barazoi rezultatin në 1-1.

Vazhdojnë spekulimet se Zlatan Ibrahimovic ka pranuar kontratën gjashtëmujore për tu rikthyer në Milan nga LA Galaxy, ndërkohë trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka folur pas ndeshjes.

“Ibrahimovic? Të shohim, mendoj se tani duhet të fokusohemi se çfarë do të bëjmë. Nuk është koha të mendojmë për diçka tjetër”, ka thënë Gennaro Gattuso.

“Leonardo dhe Maldini janë ata që mendojnë për transferimet”./Teleshkronja Post