Fjalët e Zidanes pas humbjes nga Valencia

Zinedine Zidane nuk ka fajësuar lojtarët pas humbjes nga Valencia me rezultat 2-1 në Mestalla.

Francezi ka parë dy fitore që nga rikthimi i tij në shtëpinë mbretërore, por testi i Valencias ishte tejet i vështirë.

“Unë nuk mund të fajësoj lojtarët për ndonjë gjë, ata vërtet provuan shumë. Ne luajtëm ndaj një top ekipi. Është një humbje dhe një humbje gjithmonë dhemb”.

“Ne kemi vuajtur që të krijojmë raste, ne kemi pasur goditje të shumta. Ne është dashur të jemi më afër golit”.

“Ekipi luftoi deri në fund, është një ecuri e vështirë, pro ne dueht të pranojmë dhe të mendojmë për tetë ndeshjet e mbetura. Ne duhet që të fokusohemi që të bëjmë më mirë të shtunën”, deklaroi Zizou.

Kujdes maksimal nga Zidane në konferencë për media, ja çka thotë për Mbappen dhe Pogban

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane diskutoi për disa lojtarë francezë të shtunën dhe ka treguar se i pëlqen aftësitë e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogbas.

Në mes të raporteve të interesit të Los Blancos për francëzin, 46-vjeçari publikisht e përshëndeti cilësinë e bashkëatdhetarit të tij, shkruan Teleshkronja Post.

“Më pëlqen shumë Pogba dhe kjo nuk është diçka e re, pasi e njoh personalisht,” tha ai në një konferencë shtypi përpara ndeshjes kundër Huescas.

“Ai është i ndryshëm nga të tjerët dhe ai bën atë që pak lojtarë mund të bëjnë, pasi ai di se si të sulmojë dhe të mbrojë.”

“Megjithatë, ai nuk është lojtari im dhe ai është një lojtar i Manchester United dhe ne duhet ta respektojmë atë.”

“Ai gjithmonë ka thënë se ai ka pëlqyer Real Madridin, por sidomos Real Madridin, më shumë se Zidanen”.

Zidane gjithashtu shprehu shqetësimin e tij lidhur me çmimet e larta në tregun e transferimeve, pasi u pyet për Kylian Mbappe.

“Ne nuk mund të themi se çfarë vlere ka Mbappe, pasi kjo është diçka e definuar nga klubet,” vazhdoi ai.

“Kur arrita në Real Madrid kostoja e transferimit tim ishte 70 milionë euro dhe ishte e çmendur dhe tani shikoni se ku po shkojmë.”

“Ne e dimë se çfarë lojtari është, por ai nuk është lojtari im dhe unë nuk do të flas për respekt për lojtarët dhe klubet”.

Raphael Varane thuhet se ka njoftuar Real Madridin për synimin e tij për t’u larguar nga klubi këtë verë, por trajneri i tij pohoi se mbrojtësi 25-vjeçar është i angazhuar për ekipin e tij.

“Njerëzit mund të kenë mendimin e tyre dhe të shkruajnë çfarë duan. Ai ka kaluar tetë vjet këtu dhe ai ka qenë i shkëlqyeshëm deri tani.”

“Unë shoh se ai është i lumtur dhe i përkushtuar dhe ai nuk është diçka si ajo që është biseduar kohët e fundit.”/TeleshkronjaPost/

E papritur, objektivi i Barçës arrin marrëveshjen me Real Madridin

Si zakonisht rivaliteti mes Real Madridit dhe Barcelonës nuk mbetet vetëm brenda fushave.

Kjo pasi kjo vazhdon edhe në objektivat e tyre në transferimet e lojtarëve. E ardhmja e Adrien Rabiot mbetet akoma një mister.

Pas zërave që e kanë dhënë afër Juventus-it dhe Barcelona-s, me këta të fundit që dukej se kishin arritur dhe një marrëveshje paraprake, mesfushori francez mund të përfundojë te Real Madrid.

Sipas “AS”, burime pranë PSG-së kanë bërë të ditur se mesfushori 23-vjeçar ka arritur një marrëveshje me madrilenët.

Kështu, në merkaton e çmendur që “Los Blancos” pritet të bëjnë këtë verë mund të jetë edhe emri i francezit.

Odriozola flet për rikthimin e Zidanes dhe Bale

Kthimi i Zinedine Zidane te Real Madridi i ka mundësuar Alvaro Odriozolës që të stërvitet nga heroi i tij i futbollit dhe ka përshëndetur lëvizjen e klubit për ta rikthyer atë.

Më pak se një vit pas largimit, francezi u kthye në vendin e nxehtë të klubit para pushimit ndërkombëtar duke zëvendësuar Santiago Solarin të shkarkuar.

Odriozola erdhi nga Real Sociedad verën e kaluar dhe ka luajtur 19 ndeshje në debutimin e tij, transmeton Teleshkronja Post.

“Unë jam nga San Sebastiani dhe kam qenë gjithmonë një tifoz i Realit, sepse Zidane ka luajtur atje dhe ai ishte idhulli im”, tha Odriozola për La Galerna.

“Kur mori përsipër klubin, biseduam për atë që ai pëlqen tek unë, si dhe për dobësitë e mia në fushë në mënyrë që të përmisohem.”

“Zizou gjithmonë ju tregon të vërtetën dhe se sinqeriteti është shumë i vlerësuar, mes të lojtarëve dhe tifozëve.”

“Kthimi i tij ka ripërtërirë shpresën dhe entuziazmin tonë, është praktikisht si të fitosh një titull dhe jemi shumë të kënaqur me të”.

“Ju mësoni shumë në këtë klub. Një sezon në Madrid është si tre sezonet kudo tjetër, ka shumë gjëra që po ndodhin”.

Mbrojtësi spanjoll foli edhe për shokët e tij dhe deklaroi se Bale mund të flasë gjuhën spanjolle, dhe nuk është ashtu siç thuhet se ai nuk di.

“Bale e di mirë spanjishten, por turpërohe ta flasë atë, që duket normale për mua”.

Gazetari e pyeti nëse flet me të në spanjisht, Odriozola iu përgjigj:

“Plotësisht, flas me të në spanjisht dhe anglisht, pa dyshim. Angazhimi i tij ndaj klubit është i plotë dhe i ka dhënë shumë për klubin”./TeleshkronjaPost/

France Football: Zidane ka filluar operacionin ‘Mbappe’

Kylian Mbappe është në krye të listës së dëshirave të Zinedine Zidane këtë verë ndërsa përpiqet të rindërtojë skuadrën e Real Madridit në stadiumin Santiago Bernabeu.

Që nga rikthimi në Los Blancos, Zidane i ka vënë në shënjestër ringjalljen e skuadrës së Real Madridit në fund të sezonit, me një numër sulmuesish si Mbappe dhe Saido Mane.

Sipas revistës franceze “France Football”, e cila shkruan se Zidane ka filluar negociatat për Mbappe duke e quajtur “Operacioni Mbappe”.

Historia gjithashtu lë të kuptohet se kostoja e mundshme e sulmuesit të Paris Saint-Germain, me 280 milionë euro.

Mbappe nënshkroi për klubin francez, PSG, verën e kaluar për 180 milionë euro duke kaluar sezonin parë në huazim nga Monako për të shmangur dënimin financiar./TeleshkronjaPost/

Udhëtimi i Zidanes nga fillimi i karrierës, flet francezi

Udhëtimi i Zinedine Zidane në krye të futbollit profesional ka qenë një kohë e gjatë dhe e vështirë, po aq edhe e mrekullueshme.

Francezi kaloi pesë vitet e fundit të karrierës së tij në Real Madrid, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe LaLigan së bashku me të mëdhenjtë si Ronaldo, Raul dhe Luis Figo.

Sidoqoftë, hapat e tij të parë në lojë nuk ishin mjaft glamuroz dhe kishte plot vështirësi.

“Ishte e qartë për mua që nga fillimi,” i tha ai OTRO. “Gjithçka që doja të bëja ishte të luaja futboll, por kisha vështirësi në shkollë dhe prindërit më thanë.”

“E dija mirë se nuk kisha një qëndrim ideal. Pastaj një ditë ata më thanë: ‘Ne e dimë se ke diçka në mendje, kështu që bëj atë që dëshiron të bësh’.

“Sapo kisha lejen e prindërve, u përqendrova në dhënien e gjithçkaje për të arritur atë që dëshiroja. Mbërritja në Kanë (Francë) , pashë stërvitjet e profesionistëve dhe thashë: ‘Dua ta bëj këtë.’

“Që nga ky moment, bëra gjithçka që unë mund të bëja më e mirë”.

Pasi u bashkua me Kanën në moshën 17-vjeçare, Zidane ndryshoi stilin e jetës së tij për të arritur në krye të këtij sporti, si një nga më të mirët.

“Kam fjetur mirë, nuk isha idiot që të shkoj nëpër bare, vetëm piva ujë dhe bëja pushim”, tha ai.

“Unë vendosa për t’u bërë lojtari më i mirë i mundshëm, unë vendosa për të bërë atë me çdo kusht. Kështu unë mund t’i bëja prindërit e mi të lumtur, sepse ishte jeta ime, por unë gjithashtu bëra që ato të ndiheshin krenarë.”

“Për t’u bërë i njohur, dhe pastaj për të luajtur, duhet të ishit mirë, jo si sot. Së pari duhet të tregonit se ishit ndryshe nga të gjithë të tjerët, sepse në atë kohë kishte një numër të kufizuar lojtarësh – vetëm një ose dy të rinj për ekip si yje.”

“Sot është e gjitha ndryshuar, ajo shkon shumë më shpejt për lojtarët, ata nuk kanë më frikë të bëjnë gabime”./TeleshkronjaPost/

Zidane paralajmëron ndryshime të mëdha verës

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka deklaruar se do të sjellë disa lojtarë të ri gjatë verës. Ai u kthye në klub pas nëntë muajsh dhe e nisi me fitore ndaj Celta Vigos aventurën e re te Los Blancos.

“Do të ketë ndryshime këtë vit, por tani për tani nuk mund të them më shumë. Unë kam një ekip me 23-25 lojtarë dhe shpresojmë se pas çdo loje nuk do të flas kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet”.

“Gjatë verës do ta analizojmë situatën dhe do të marrë një vendim”, ka deklaruar Zidane.

Mediat kishin spekuluar se Isco dhe Marcelo do të largohen nga klubi këtë verë, por ata ende do të jenë në gjendje të qëndrojnë në Santiago Bernabeu pas kthimit të francezit.

Po ashtu, ka pasur spekulime se Gareth Bale do të largohet nga klubi, por Zidane ka lavdëruar lojën e tij dhe pritet të shihet se çfarë do të ndodhë gjatë verës.

Largimi i uellsianit mund të ndodhë për grumbullimin e fondeve për transferimin e Eden Hazard nga Chelsea.

Formacionet startuese: Real Madrid – Celta Vigo, Zidane luan ndeshjen e parë pas rikthimit

Celta de Vigo sot këtë pasdite viziton stadiumin Santiago Bernabeu për lojën kundër Real Madridit.

Sot Zinedine Zidane luan ndeshjen e parë pas rikthimit të tij pak ditë më parë, raporton Teleshkronja Post.

Të dy ekipet kanë publikuar formacionet fillestare të takimit i cili fillon nga ora 16:15, pas pak.

Skemat startuese Real Madrid vs Celta de Vigo: